Gjendet një trup i pajetë, policia dyshon se është vetëvarur (Detaje)

0

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së martës në fshatin Podgorie, Maliq të Korçës.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për trupin e një 62-vjeçari me iniciale R.Ç i cili dyshohet se është vetëvarur në një shtyllë larg banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 28.12.2021, rreth orës 20:40, në fshatin Podgorie, Maliq, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në një shtyllë, larg banesës së tij, shtetasi R. Ç., rreth 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu