Gjendet trupi i pajetë i një burri

0

Trupi i një burri u gjet i pajetë në Kukës, disa ditë pasi familja e kishte denoncuar të ndjerin se ishte zhdukur dhe nuk po e gjenin.

Policia lokale tha se në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më herët më 27 shtator, në Komisariatin e Policisë Kukës, kishin bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu