Gjendet trupi i pajetë i një të riu, dyshimet e para

0

Një i ri është gjetur i pajetë në një banesë të pabanuar në Shkodër.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se mbrëmjen e sotme rreth orës 20:20 është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit Arlind Dyli.

Dyshimet janë se i riu ka humbur jetën për shkak të një mbidoze.

Policia  Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021,  rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar  në lagjen ‘Ahmet Haxhija’, Shkodër, është gjetur pa shenja jete  shtetasi A. D. 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë  e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu