LAJMI I FUNDIT/ Del rezultati paraprak, ja kush do të jetë kryetari i ri i PD-së (Rezultatet në të gjitha bashkitë e vendit)

0

Lulzim Basha e ka fituar bindshëm garën për kreun e ri të Partisë Demokratike. Lideri i PD ka marrë besimin e anëtarësisë, duke u rikonfirmuar në krye të PD.

Në rang kombëtar, nga rezultatet paraprake, Lulzim Basha ka arritur të marrë 80% të votave të demokratëve, ndërsa Agron Shehaj ka marrë 15,55%, Harxhi 2,45% dhe Fatbardh Kadilli 2%.

Sipas të dhënave, Basha ka fituar bindshëm nga veriu në jug, por nuk munguan as suprizat pasi Agron Shehaj arriti të fitonte në Selenicë.

Si ndahen votat

Siç shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm, Basha ka marrë 26 mijë e 682 vota (80%), Agron Shehaj ka marrë 5186 vota (15.55%), ndërsa dy të tjerët kanë marrë përkatësisht Edith Harxhi 817 vota dhe Fatbardh Kadilli 667 vota.

Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi nuk arritën të merrnin së bashku as 5% të votave.

Gjithsesi, rezultati zyrtar, do të shpallet nesër në 9:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu