Gjendet zgjidhja për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë

0

 Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi ka folur nga Brukseli në lidhje me marrëveshjen që pritet të arrihet me Serbinë në lidhje me targat e automjeteve.

Bislimi ka thënë se kanë tentuar që të detyrojnë Serbinë që të largojë barrierat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë dhe sipas tij, kjo është arritur, raporton Zeri.info.

Ai tha se do të formohet një grup punues që do të ketë për qëllim të largojë të gjitha barrierat në mënyrë që dy shtetet të njohin targat e automjeteve.

“Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjedhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohej Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohej nga pikat kufitare.Kemi tentuar të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë dhe mendoj se ky ka qenë rezultati sot, natyrisht që ne do të preferonim që të mos ketë asnjë barrier dhe këto dy shtete të njohin tabelat, por ky do të jetë objektivi i grupit punues që do të themelojmë dhe i cili do të takohet që nga data 21 tetor”, ka deklaruar Bislimi.

 

Ai shtoi se Kosova është pajtuar me pikat e marrëveshjes, ndërsa Serbia ka kundërshtuar njëren prej tyre e cila ka të bëjë me tabelat KM, të cilat për Kosovën janë ilegale.

“Ne kemi dakordim për të gjitha pikat, e vetmja pikë që pala serbe nuk ka dhënë pëlqimin është ajo që ka të bëjë me tabelat KM dhe mendon se në to nuk do të aplikoheshin stikersat dhe ne mendojmë se kjo është absurde sepse ato janë tabela ilegale”, tha Bislimi para mediave. /Zëri

18:29 Arrihet në Bruksel marrëveshje për targat, konfirmon Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se është arritur një dakordim në lidhje me çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu