Gjenerali grek: Jemi gati nëse Turqia do të na shpallë luftë në vitin 2023

0

TURQI- Gjeneal Major grek Lambros Tzoumis ka thënë se Turqia ka planifikuar të zhvillojë një operacion ushtarak në vitin 2023. Ai e quan këtë situatë një luftë psikologjike.

“Është një luftë psikologjike. Turqit kërkojnë negociata, por ne nuk mund të ulemi në tavolinë dhe të negociojmë sovranitetin e ishujve tanë. Këto janë kërkesa absurd. Ata janë duke përgatitur një përplasje ushtarake dhe unë mendoj se do të ndodhë deri në vitin 2023, kohën e saktë nuk mund ta themi”-tha ai.

Sipas mediave greke, mediat turke po propagandojnë me tituj, duke shfaqur harta të ishujve të Egjeut Lindor dhe Dodekanez që pretendojnë se janë të pushtuar ilegalisht nga Greqia. Mediat turke janë duke raportuar në mënyrë të vazhdueshme rreth konfliktit për sovranitetin e ishujve grek. Krerët e shtetit kanë paralajmëruar gjithashtu edhe përdorimin e forcës për “t’i detyruar grekët që të zbatojnë Traktatin e Lozanës”, i cili parashikon që në këto ishuj të mos vendosen forca apo teknikë ushtarake.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoγlu në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anatoli, theksoi se Ankaraja do të sfidonte sovranitetin e ishujve nëse trupat nuk tërhiqeshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu