Van Basten, çfarë shuplake në fytyrën e Messit: Ai nuk ka personalitet, Maradona në nivel tjetër

0

Do të mjaftonte të rendisje numrin e trofeve të fituara me klubet, individualisht dhe me Argjentinën, ose thjesht të shohësh magjinë në fushë për ta vendosur Lionel Messin ndër lojtarët më të fortë në histori.

Megjithatë, palmaresi nuk pasqyron gjithmonë plotësisht vlerën reale të një lojtari. Ndërsa nënvizon madhështinë e “Pleshtit”, në fakt, Marco van Basten nuk e përfshin as në ‘top 3’ e tij të të gjitha kohërave.

Ish-sulmuesi holandez i Milanit, në një intervistë për “France Football” dha tre më të mirët e historisë së futbollit, sipas tij: “Pele, Maradona dhe Cruyff janë, për mua, tre lojtarët më të mëdhenj në histori.

Fëmijë doja të isha si Cruyff. Ai ishte miku im. Më mungon shumë… Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të jashtëzakonshëm.

Messi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në çdo ekip. Messi nuk është ai që e vendos veten përpara për të shkuar në luftë”.

Van Basten përmend edhe një treshe tjetër: “Nuk harroj Cristiano Ronaldon, Platini apo Zidane”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu