Gjeoshkencëtari i njohur turk paralajmëron: Hatay e çliroi energjinë, radhën e ka Stambolli

0

Vala e tërmeteve të fuqishme që ka përfshirë kufirin mes Turqisë dhe Sirisë prej 6 shkurtit, nuk ka të ndaluar.

Dy tërmete të tjera goditën zonën e tragjedisë një ditë më parë, ku deri tani kanë humbur jetën 6 persona dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

Në këtë situatë, gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur, ka deklaruar se provinca që u godit të hënën, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka çliruar energjinë e saj, koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për T24.

Gorur tha se, “unë dhe miqtë e mi gjeo-shkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuan, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”.

Dy tërmete u regjistruan dje në Hatay dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballë, ndërsa i dyti me 5.8 ballë i shkallës Rihterit.

Gjashtë persona humbën jetën dhe 213 të tjerë u plagosën, ndërsa dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu