Gjergj leka nuk fsheh inatin për Thoma Gëllçin: Maskarain mbajeni në kafaz dhe hidhjani sa më larg çelësin!

0

Këngëtari i njohur Gjergj Leka ka sulmuar me tone të ashpra mbrëmjen e sotme ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, i cili u arrestua një ditë më parë për afera korruptive.

Gjergj Leka kërkon që ish-drejtori, të cilin e quan ‘maskara’, të mbahet në qeli për një kohë të gjatë, duke shtuar se e ka zënë ‘haku’ i Kosta Grillos, komentatorit të ndjerë që u shkarkua nga RTSH vetëm pse deklaroi se ishte tifoz me Serbinë.

Me anë të një statusi në Facebook, Leka e quan atë një hajdut dhe maskara, ndërsa i bën thirrje gjykatës që të mos e lirojë nga burgu.

“Te dashur miq gjykates, miq te muzikes e te se vertetes…..Kete maskara hajdut, Thoma Gellci, mbajeni ne kafaz e hidhjani sa me larg celesin! Do tju jete mirenjohes arti, muzika, kultura madje edhe vete estetika! Ndyresire mbi ndyresirat. E zune haqet e Kosta Grillos qe e pushoi nga puna legeni!“, shkruan ai.

Thoma Gëllçi është vënë në prangat e policisë së shtetit mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se ka kryer abuzim me detyrën gjatë kohës që ka qenë drejtor i RTSH-së.

Sikur të mos mjaftonte abuzimi i detyrës për një tender skandaloz prej rreth 1 milionë dollarë, Thoma Gëllçi vazhdonte të mbante peng zyrën e drejtorit të RTSH ndonëse i kishte përfunduar mandati prej 6 muajsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu