Gjermanët të fiksuar pas Milanit, refuzohet oferta e parë

0

Jens Petter Hauge, talenti norvegjez i Milanit, ka disa oferta dhe më seriozja është nga Eintracht Frankfurt në Bundesliga. I riu, edhe pse në sezonin e parë te kuqezinjtë nuk mori shumë hapësira, tërheq vëmendjen për cilësitë e tij teknike.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se për Hauge gjermanët kanë bërë një ofertë zyrtare dhe janë gati të paguajnë 7-8 milion euro që ta transferojmë në Bundesliga.

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 4, 2021

Milani për momentin ka kërkesa më të larta financiare, edhe pse e ka blerë 21-vjeçarin nga Bodo/Glimt për shumën e 4 milion eurove.

Hauge sezonin e parë në Serie A ka luajtur 18 ndeshje, vetëm tre si titullar, dhe ka realizuar edhe dy gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu