Kërcënonte të dashurin e ishit, arrestohet shqiptari në Itali

0
CONTROLLI POLIZIA STAZIONE FNM BUSTO ARSIZIO(VARESE) POLIZIA STAZIONE FNM BUST Negativo n.186495

Policia italiane ka vënë në pranga një 19 vjeçar, i cili së bashku me një bashkëmoshatar nga Tunizia akuzohen për zhvatjen dhe kërcënimin e një italiani.

Shqiptari përmes mesazheve kërcënonte një italian se do ta vriste me qëllim marrjen e 500 eurove.

Sipas mediave italiane, preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve. Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa dirë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur pikasjen dhe parandalimin e kësaj ngjarje duke bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale shqiptarit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë kuzhine me vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu