Gjermania fiton 3 me 0 pjesën e parë. Skocia mbetet me 10 lojtarë

0

Në orën 21:00, në Mynih, nisi ndeshja hapëse e Euro 2024, Gjermani – Skoci. Kuptohet se përfaqësuesja vendase është favorite për ta fituar këtë takim, por kujdes nga surprizat që në start!

Që në minutën e 11-të janë Panzerat ata që zhbllokojnë takimin me anë të Wirtz.

Ndeshja vazhdoi nën entuziasmin dhe avantazhin e vendasve të cilët brenda pak minutash gjejnë edhe golin e dytë që praktikisht sinjalizon për suksesin e pare të organizatorëve në këtë Europian. Këtë here ishte Musiala ai që finalizoi një aksion perfekt të Gjermanisë.

Por nuk përfundoi këtu. Në minutën e 41-të, një ndërhyrje shumë e ashpër brenda zones ndaj Gyndogan, detyron gjyqtarin të akorodoj një penallti. Megjithatë u desh verifikimi në systemin VAR për t’u siguruar edhe për kartonin e kuq ndaj mbrojtësit skocez Porto.

REZULTATI:

GJERMANI 3-0 SKOCI

Wirtz 10′, Musiala 19′, Havertz (P) 45+1′

LIVE:

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ GOOOL GJERMANIA 3-0/ Kai Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

44′ Pas konsultimit me VAR, arbitri akordon penallti për Gjermaninë dhe karton të kuq për Porteous.

19′ GOOOL GJERMANIA 2-0/ Musiala merr një top në zonë nga Havertz dhe me të djathtën dyfishon shifrat. (VIDEO)

10′ GOOOL GJERMANIA 1-0/ Wirtz merr një top në hyrje të zonës dhe me të djathtën mposht portierin. (VIDEO)

1′ Starton sfida hapëse e “EURO 2024”!

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Gundogan (C), Musiala, Wirtz, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

SKOCIA: Gunn, Hendry, Porteous, Tierney, Ralston, McGregor, McTominay, Robertson (C), Christie, McGinn, Adams.

Trajner: Steve Clarke

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu