Gjermania/ Lojtarët No-Vax, Flick i tregon derën atyre që nuk janë vaksinuar!

0

Tani për trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flick loja luhet në një fushë tjetër dhe me rregulla të tjera. Në një vend me mbi 50,000 infeksione dhe më shumë se 240 vdekje në 24 orë, koronavirusi nuk e lë të padëmtuar as Kombëtaren e famshme të futbollit.

Të martën u zbulua pozitiviteti i Niklas Sules, i dërguar në shtëpi së bashku me katër lojtarë të tjerë, sipas shtypit gjerman, të gjithë ndoshta të pavaksinuar. Kështu Gjermania po përballet me problemin e vaksinimeve dhe trajneri po mendon se do të përjashtojë lojtarët që ende nuk janë vaksinuar.Pa u deklaruar hapur pro detyrimit të vaksinimit, këndvështrimi i Flick duket se po shkon drejt këtij trendi.

“Shpresoj që situata të ndryshojë në atë mënyrë që të mos na krijojë më probleme si të dërgojmë pesë lojtarë në shtëpi për shkak të koronavirusit. Kjo është ajo që dua si një trajner. Nëse keni shumë kontakte, si ne, mendoj se duhet të vaksinoheni.”

Ndërkohë, nga e premtja, një ditë pas ndeshjes në shtëpi kundër Lihtenshtajnit, qyteti i ëolfsburgut ofron disa mundësi për t’u vaksinuar: tifozët mund të marrin një dozë të parë ose të dytë ose një përforcues të serumit anti-Covid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu