Gjetjet e mbetjeve të fëmijëve indigjenë, digjen dy kisha

0

Dy kisha të tjera janë djegur në territoret e popullsive indigjene në perëndim të Kanadasë, pas fushatës së urrejtjes së nxitur nga gjetjet e mbetjeve të fëmijëve në shkollat famëkeqe të asimilimit, që menaxhoheshin nga Kisha Katolike.

Katër kisha janë djegur deri tani pas zbulimit të të paktën njëmijë varreve anonime pranë shkollave për banorët indigjenë, që menaxhoheshin nga Kisha në rajonin perëndimor kanadez të British Colombia.

Mëngjesin e djeshëm u dogjën kisha e Sant’Anna dhe ajo e Chopaka rreth një orë pas njëra-tjetrës, njoftonte policia federale.

Incidentet vijnë një ditë pas njoftimit për zbulimin e 750 varreve anonime pranë kishës së Marieval. Më herët ishte bërë identifikimi i mbetjeve të rreth 215 fëmijëve aborigjenë të gjetur pranë një tjetër strukture të tillë, që nxorrën në dritë dhunën dhe diskriminimin e vuajtur për dekada me radhë nga popullsia indigjene, nga shteti kanadez me ndihmën e Kishës Katolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu