Gjici/ Mediat publikojnë një bisedë të re për Alma K, vajza me një person të panjohur: Mos nxirr pamjet në media pa ikur unë nga vendi

0

Një bisedë e re ka dalë në media në lidhje me video-skandalin e Safet Gjicit. Së fundi mediat pranë qeverisë Rama kanë publikuar një tjetër variant të historisë, ku duket një përgjimi i Alma K. me një person tjetër i cili dyshohet që të jetë edhe organizatori, të cilit i ka kërkuar që mos e bëjë publike videon para se ajo të largohej nga Shqipëria.

Vërtetësia e këtij dialogu mes Alma K dhe personit që mendohet se është organizatori fillimisht është publikuar ditën e djeshme nga mediat në kahun socialist, ndërsa sot ky përgjim është transkriptuar dhe publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Mcn Tv. Ndërkohë që ky përgjim nuk dihet se sa i vërtetë që është, pasi deri më tani nuk ka dalë asnjë provë, që audio ekziston.

Biseda:

Alma K: Alo unë e mora atë kartën, pooo.

Personi: Ej kam për t’ja… motrën ë. E pata marrë e i bëra presion.

Alma K: Tani unë të thash, unë të njihja ty. Megjithatë mua karta më erdhi në dorë, është e plotë. Tani ideja është se unë do bëj një kërkesë te ambasada, të thash. Semos ja jep ndonjë media, ore.

Personi: Po ku i … motrën ta thashë, kush po merret me ata, ta thashë. Dëgjo mua tani se unë me ja pas në dorë ia … motrën vetë. Ej shko takoje Salën vetë meqë e kishe dhe shok.

Alma K: Ç’më duhet mua me Salën, ç;më duhet. Ideja është të mos jepet në ndonjë media sa të iki unë jashtë.

Personi: O shok, ik sot, mos rri nesër e pasnesër

Alma K: Nuk iki unë sot, se ku po iki Durrës-Tiranë.

Personi: Ore skam gjë në dorë unë, ku ia … robt unë.

Alma K: Ore ti e ke në dorë, u dha në media ta shohësh ti.

Personi: Ik mos na rruaj…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu