Gjiknuri flet për përgjimin e Ballës: Nuk e di vërtetësinë, pyesni personin konkret

0

Nga Entela Duka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar nga Elbasani zhvillimet e fundit politike në vend. I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e ngritura ndaj kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla ai nuk preferoi të jepte koment duke thënë se nuk kishte dëshirë të merrej me deklarata mediave dhe se kjo pyetje u duhet bërë personave konkretë.

“Nuk dua të merrem me deklaratat e mediave, nuk di vërtetësinë e tyre, PS është një parti e fortë, bazohet te vullneti i njerëzve dhe nuk njolloset nga akuzat që mund të bëhen nga media apo qarqe të caktuara. Mazhoranca nuk ka marrë asnjë masë për të penguar asnjë protestë, opozita ka gëzuar cdo të drejtë për të bërë protesta. Problemi është se i bën turp vendit kur vijnë kryeministrat e Europës dhe Tirana kthehet në qendër të diplomacisë europiane, nuk ka qenë zakon i shqiptarit ti pres miqtë me protesta. Qytetarët janë të aftë e të dijnë se kush janë ato forca që duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë. Opozita është kundër çdo projekti që i jep dobi ekonomisë së vendit. Duan të pengojnë cdo lloj progresi për ta mbajtur vend këtë vend“, tha Gjiknuri.

Në lidhje me protestën e datës 6 dhjetor të thirrur nga Partia Demokratike numri dy i socialistëve tha se qeveria nuk ka bërë asnjë hap që të pengojë protestën. Ai shtoi se nuk është e udhës që të protestohet në ditën që në Shqipëri do të vijnë liderët e BE-së. Sipas tij 6 dhjetori është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë duke qenë se liderët e BE-së do të marrin vendime të rëndësishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu