Gjimnasti rus ndalohet pasi mbante simbole pro luftës

0

Z është pikturuar në tanke dhe automjete ruse në Ukrainë dhe është veshur nga rusët pro luftës, duke përfshirë politikanë.

Një gjimnast rus është përjashtuar për një vit pasi kishte veshur një simbol që lidhet me mbështetjen për pushtimin e Ukrainës, ndërsa ishte në podiumin e medaljeve.

Sipas BBC, Ivan Kuliak shfaqi një shkronjë “Z” në single-in e tij ndërsa mori medaljen e bronztë për një ngjarje në Katar në Mars. Në ceremoni ai qëndroi pranë fituesit të medaljes së artë, një ukrainas.

Z është bërë simbol i luftës në uUkrainë pasi ai është pikturuar në tanke dhe automjete ruse dhe është veshur nga rusët pro luftës, duke përfshirë politikanë.

Fondacioni i Etikës së Gjimnastikës zbuloi se 20-vjeçari kishte shkelur rregullat e organit drejtues të sportit. Sipas fondacionit tashmë Kuliak gjithashtu duhet të kthejë medaljen e tij dhe paratë e çmimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu