Gjirokastër/ Digjen plotësisht dy banesa në pronësi të dy vëllezërve

0

Dy banesa janë djegur plotësisht në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:20 në lagjen “Manalat i dytë”. Banesat ishin në pronësi të dy vëllezërve Ç.Gj. dhe R.Gj.

Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.02.2024, rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur plotësisht 2 banesa, në pronësi të shtetasve Ç. Gj. dhe R. Gj. (vëllezër).

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu