“Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë” Rita Ora zbulon tatuazhin që nuk e kishim vënë re më parë

0

Rita Ora ka publikuar një set fotosh ku ka zbuluar tatuazhin e saj si rrallë herë.

Këngëtarja hyri në Instagram për të treguar pamjen e saj të fundit teksa pozoi për foton e saj të guximshme teksa punonte në një studio në Zelandën e Re.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tregoi belin e saj të hollë në pantallonat e prera, të cilat zbuluan tatuazhin e saj.

Gjithçka është e drejtë në dashuri dhe luftë“, përkthehet tatuazhi i saj i cili shkruhet mes ijeve të saj duke shkuar deri nën bark.

Rita zbuloi gjithashtu barkun e saj të tonifikuar teksa veshi një bluzë xhins, duke i lënë flokët e saj bionde të bjenë në shpinë si valë deti.

Rita, e cila është larguar nga Britania e Madhe për një jetë në Australi.

Ajo mbajti një filxhan kafe ndërsa u tha fansave të saj: “Pushim kafeje – dhe zmadhim”, ndërsa pozonte përpara dhe mbrapa, duke lënë të kuptohej se të gjithë do zmadhonin foton e saj për të parë me imtësi tatuzhin që mori gjithë vëmendjen.

Rita njihet për fotot e saj mahnitëse në rrjete sociale duke na surprizuar herë pas here me poza si seti fotografik para pak kohësh nudo në vaskë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu