GJKKO e dënoi me 8 vite burg, Apeli merr vendimin për ish shefin e narkotikëve në Vlorë

0

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarëtAstrit Kalaja (kryesues), Valbona Vata(anëtare) dheValbonÇekrezi (anëtar), sot më datë 23.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 27.04.2022,në ngarkim të ankuesit/të pandehurit Gjergj Kohila,me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 74, datë01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka deklaruar fajtor të pandehurin Gj.K., për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal,dhe vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.74, datë 01.12.2021të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu