Apeli i GJKKO ka shpallur vendimin për Ardjan Çapjan dhe 5 të pandehurit e tjerë. Ata u shpallën fajtorë për vrasjen e babë e bir Nezir dhe Gentian Beqiri në 15 gusht të 2012-ës. Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me burgim të përjetshëm Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Ndërsa nga 25 vite burg togat e zeza vendosën për Etjen Canin dhe Klajdi Dokolin. Bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi u dënua me 15 vite burg.