Seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash, nisi rreth orës 13:00 në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
Në ambientet e GJKKO-s, mbërriti Beleri dhe avokati i tij, shoqëruar edhe nga mbështetës.
Për Belerin, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove.
Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.
Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.
VIDEO: Vangjel Dule duke hyrë në SPAK