GJKKO pritet të japë masën e arrestit/ Berisha lë selinë e PD, pret në shtëpi vendimin

0

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme pritet të shpallet vendimi për masën e arrestit, të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur që të shkojë në shtëpinë e tij dhe të pres me ankth përgjigjen.

Berisha ka qene në selinë e Partisë Demokratike pak minuta përpara se të shkojë ora 15:00, ku ka dhënë dhe një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se do të vazhdojë me ritmin ditor.

Ish-kryeministri shoqerohej nga dy demokratët Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Berisha zgjodhi që vendimin ta priste në shtëpi, në mënyrë që të shmangte dhe skenat që mund të ndodhin në seli.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu