GJKKO vendosi vijimin e masës “arrest në shtëpi” për ish kryeministrin Sali Berisha si dhe për Jamarber Malltezin. Gjoka rrezoi kërkesen e avokateve të të dy palëve.
Ish kryeministri dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë akuzuar për korrupsion lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave.
Në seancë prokurorët sollën materiale të marra nga shqiptarja.com dhe top channel për takimet e Berishës me gazetarin e Rait dhe Elmar Brok. Ata thanë se Berisha nuk respektoi vendimi i masës së sigurimit.
Gjithashtu sipas prokuroreve Berisha ka futur mjete teknike në banese dhe me këto fakte prokurorët kërkuan të rrëzohet kërkesa për revokim mase. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Gjoka.