Gjobat mbi xham do të vazhdojnë/ Specialisti i Rrugores: Jo të gjithë kanë akses online

0

Gjobat mbi xhamat e makinave të parkuara gabim kur shoferi nuk është prezent, do të vijojnë të vihen nga ana e policisë.

Pavarësisht se gjobat online ishin pjesë e paketës së risive dixhitale të prezantuar dhe pritej të zëvendësonin fletë-gjobat, specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka tregon për ABCNeWs,  se janë hasur disa kundërshti nga qytetërt për shkak të aksesit në celularë tek aplikacioni “E-Albania”, dhe për këto arsye do të vijojnë edhe me metodën e vjetër të masave administrative.

Një tjetër risi për sa i përket ndëshkimit të shoferëve që parkojnë gabim dhe që krijojnë trafik, ishte aplikimi i zhvendosjes me karrotrec të këtyre automjeteve, por specialisti I qarkullimit rrugor Gerhard Baka u shpreh se jemi ende larg ndërgjegjësimit të shoferëve për të mos lënë makinë në parkim dysh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu