Gjobiten 2 pronarët e lokaleve në Divjak/Lejuan tubimet politike

0

Dy administratorë të lokaleve në Durrës janë ndëshkuar me gjobë për shkak se lejuan zhvillimin  e aktiviteteve politike në kundërshtim me aktin normativ duke shkelur masat e Covid.

Mësohet se në këtë ambient janë organizuar takime elektorale nga përfaqësues të PD-së.

Ndërsa policia ka gjobitur shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve.

Divjakë-Informacion
Ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e dy lokaleve që lejuan zhvillimin e aktiviteteve politike në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësues i një subjekti politik, në kundërshtim me Aktin Normativ, kishte organizuar dhe zhvilluar aktivitete duke krijuar grumbullime personash, në ambientet e dy lokaleve në Divjakë dhe në Çermë-Sektor, përkatësisht me administratore shtetasen E. M., dhe shtetasin Sh. A., ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë secilin prej administratorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anti-covid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Digjital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu