Gjobitet me 50 milionë lekë kryeplaku,organizoi protestë për rrugën

0

Policia e Mirditës ka gjobitur me vlerën 5 milionë lekë të reja kryeplakun e fshatit Rraja e Zezë, Mirditë Kol Nikollin. Ai është gjobitur si organizatori protestës si dhe për shkelje të rregullave anti-covid.

Gjatë të shtunës banorët e fshatrave Vele, Rraja e Zezë dhe Munaz kanë protestuar për disa minuta në Rrugën e Kombit. Ato protestuan për dëmtimin e rrugës së zonës sepse një firmë po ndërton ujësjellësin e zonës.

Mësohet se pas protestës ka nisur ndërhyrja në rrugën e dëmtuar, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme, por përveç kësaj protestuesit janë ndëshkuar me gjoba.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu