Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me burgim të përjestshëm për Eduart Lamajn

0

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar përfundimisht me burgim të përjtshëm, Eduart Lamajn i akuzar për vrasjen e dyfishtë ta Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në një hotel ne vitin 2020.

Ndërsa me 35 vite burg u dënua bashkëpunëtori i tij Ilir Likaj, i cili gjithashtu u gjet fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Vrasja e dyfishtë u regjistrua më 30 Maj të 2020-ës në një hotel në Gjorm të Kurbinit, ku Lamaj me një arma kallashnikov, hyri në ambientet e lokalit dhe dhe qëllon në drejtim të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, të cilët megjithëse tentuan të vetëmbrohen me armë nuk mundën t’i mbijetonin breshërisë së plumbave.

Gjatë përplasjes me armë Lamaj mbeti i plagosur, ndërsa u ndihmua për të dalë nga lokali nga bashkëpunëtori i tij Ilir Likaj. Lamaj u arrestua disa ditë më vonë në një spital në Tiranë ku ishte nënshtruar edhe një operacioni për nxjerrjen e plumbit. Bashkë me të policia arrestoi edhe mjekun që e mjekoi.

Edhe Ilir Likaj iu fsheh për disa kohë policisë deri sa u arrestua në një apartament në Astir. Në kerkim për këtë ngjarje janë edhe Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët kanë ndihmuar Lamajn dhe Likën të largohen nga vendi i ngjarjes.

Për shkak se nuk janë kapur ende procesi ndaj tyre u pezullua një vit, ndërsa tashmë është duke u zhvilluar në mungesë.

NJOFTIM PER MEDIA

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 30.05.2020 rreth orës 21:40, në Lac, në Hotelin “A&A”, të ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Lac, janë vrarë me armë zjarri shtetasit me iniciale B. L (H) i cili ka ndërruar jetë menjëherë si dhe shtetasi me iniciale P.Gj (M), në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe njëri prej autorëve të veprës penale, të akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë shtetasit me iniciale E.L dhe I. L (Xh).

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale E. L, i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim dhe“Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve luftarake dhe municioneve”,parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale I. L (Xh), i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 79/dhe, 25 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:

 1.Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale”Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.

  1. Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.
  2. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa “dh” e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.
  3. Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurit I. L (Xh), përkryerjen e vëprës penale”Vrasja në rrethana të tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.

6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të  bërë nga:

 

  • I pandehuri me iniciale L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale“Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve luftarake dhe municioneve”dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.

 

  • Si dhe i pandehuri me iniciale L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 – 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

– Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj

Tiranë, 11.10.2023

 

 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu