‘Detyrim paraqitje’vendosi gjykata e Elbasanit për tre protestuesit e opozitës të arrestuar nga policia mbrëmjen e së martës.
Tre opozitarët Edi Pojani,Hamza Lamçja dhe Arben Pjetri ranë në pranga për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjyqtarja e Elbasanit Yrfet Shkreli la në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Gjergji Ceka.Në seancën e cila u zhvillua me dyer të mbyllura jashtë u vu re pjesmarrja e lartë e efektivëve të policisë dhe eksponentëve të Partisë Demokratike në
Elbasan.
Deri me tani nga protesta e opozites jane në Elbasan proceduar 20 persona ne gjendje te lire dhe 3 persona jane shpallur ne kerkim.Një ditë parë kreu i PD në Elbasan Blendi Himçi dhe deputeti Tomorr Alizoti e cilësuan arrestimin e protestuesve të padrejtë,duke i bërë thirrje organeve ligjzbatuese ta çmojnë të jashtëligjshëm atë.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





