Rifillon puna në gjykatën e Elbasanit pas mbylljes dy javore për shkak se 3 punonjëse rezultuan pozitive me COVID-19.
Infektimi i dy sekretareve gjyqësore dhe i kryesekretares solli vendimin për mbylljen e kësaj gjykate nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Gjatë dy javëve që qendroi e mbyllur në Gjykatën e Elbasanit janë trajtuar vetëm çështjet urgjente.
Ndalimi i punës ka bërë që të pezullohen mjaft procese. Por burime bëjnë me dije se do të punohet edhe me orare të zgjatura për rikuperimin e kohës së humbur.
Vijon…