Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për heqjen e masës së sigurisë

0

Gjykata e Lartë ka regjistruar këtë të premte kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë.

Si Berisha edhe Malltezi kundërshtojnë masën “arrest në shtëpi”.

Berisha ndodhet në këtë masë prej datës 30 dhjetor të 2023, me vendim të gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa Malltezi që prej 21 nëntorit të të njëjtit vit, me vendim të gjyqtares së Apelit të Posaçëm Ilirjana Olldashi.

Sipas shortit është caktuar gjyqtari Sokol Binaj, relator për të shyqrtuar këtë kërkesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu