Gjykata e Lartë refuzon heqjen e sekuestrimit të Inceneratorit të Tiranës

0

TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar ditën e sotme të lirojë nga sekuestroja inceneratorin e Tiranës. Gjyqtarët nuk e kanë pranuar rekursin e avokatëve të kompanisë “Integrated Energy B.V SPV”, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka lënë në sekuestro preventive dhe një sipërfaqe prej 611 m2 në Durrës.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan në gusht të vitit të kaluar, pasi SPAK doli në konkluzionin se pronarët e vërtetë të ‘Integrated Energy B.V SPV’ ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në akuzë 14 persona, të cilët janë në hetim nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj.

Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu