Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Llallës për pezullim dhe shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burg

0

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pasi shqyrtoi kërkesën vendosi të mos i pranoj argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg kryeprokurorin Adriatik Llalla në 22 shtator të këtij viti.

Llalla është përjashtuar gjithashtu me 5 vite nga postet publike si dhe i janë sekuestruar 8 pasuri.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sot SPAK ku u kërkua edhe sekuestro për pasuritë ku përfshihen një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Pasi SPAK mbylli hetimet, disa akuza ranë, duke përfunduar dosja për gjykim për akuzën e fshehjes e të ardhurave kryer tre herë.

Adriatik Llalla është zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu