“O Tritan të kuptoj që foltorja ka problemet e veta…”, Balla del nga rregulli i Ramës, komenton takimet e Berishës

0

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dalë nga rregulli i vendosur nga partia e tij për të mos komentuar asgjë që lidhet me përplasjen e brendshme brenda PD-së. Teksa po debatonte me opozitën, për kohën e lënë në dispozicion të deputetëve për të folur në seancë, Balla ka replikuar me Tritan Shehun, për foltoren e Berishës.

“Mbledhjet e konferencës së kryetarëve pavarësisht se janë të mbyllura, procesverbali i tyre është publik, nga të dy krahët është rënë dakord që deri në vaksinimin e plotë të të gjithë deputetëve, ne kemi… (ndërhyn Tritan Shehu)

O Tritan, e kuptoj që foltorja ka problemet e veta, po më lër të flas në foltoren time këtu.

Deri në vaksinimin e plotë ne kemi rënë dakord që të ketë një orar të shkurtuar diskutimesh, sot po mbahet mbledhja e Parlamentit Europian, dhe për 700 eurodeputetë është lënë kohë vetëm 4 orë për diskutime. Nuk ka asnjë deputet të paktën në Europë, që nuk i mban seancat me kohë të reduktuar”, tha Balla gjatë seancës në Kuvend që ka nisur me debate.

Opozita kërkon që të ketë më shumë kohë në dispozicion që deputetët të kenë mundësi që të flasin, ndërkohë që mazhoranca pretendon se kjo bie ndesh me rregullat anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu