Gjykata e Posaçme shtyn seancën gjyqësore ndaj Berishës

0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pritej që sot të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit për heqjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte angazhimi i gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, në një proces tjetër gjyqësor.

Kujtojmë se zoti Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi ai akuzohet për korrupsion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu