Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditë Dritan Goxhajt.
Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës, në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarir të UÇK-së.
Përballë togave të zeza Goxhaj ka prentenduar se nuk ka bërë asgje të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale. Ai kërkohet nga ana e autoritetve të kosovës për intimidim të dëshmitarëve.
Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku drejtuesi i saj, Faton Klinaku kundërshton arrestimin e Goxhajt.
Nga ana tjetër, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do të bëhet ekstradimi i tij në Hagë.
“Goxhaj do të mbahet në Shqipëri, në pritje të një vendimi nga autoritetet shqiptare për transferimin e z. Goxhaj në ambientet e paraburgimit të DhSK në Hagë”, u bë e ditur nga Dhomat e Specializuara.
Kujtojmë se Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.