VLORË – Kryeinspektori i IMT Himarë, Dorian Hoxha, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij.
Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të diel, ku trupi gjykues vendosi lirimin e menjëhershëm të Hoxhës, duke argumentuar se arrestimi nuk ishte kryer në përputhje me procedurat ligjore.
Ai ishte ndaluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Palasës, nën dyshimet për veprën penale “shpërdorim detyre”. Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata vlerësoi se masa e arrestit nuk ishte e bazuar në ligj, duke urdhëruar lirimin e tij.
Hetimet për rastin pritet të vijojnë në gjendje të lirë, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi akuzat konkrete ndaj tij.





