Gjykata Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotme në një mbledhje të përcaktuar në orën 14:00 ku pritet të merret një vendim përsa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ku partitë opozitare kryesore nuk garuan, duke bërë që të gjithë bashkitë të fitoheshin nga PS. Pas opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias, pritet që për 7 bashki të vendit të shpallet një datë nga Presidenti i Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në total janë 7 bashki ku pritet të zhvillohen votime. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, Lushnjes dhe Mallakastrës. Kjo vjen për faktin se të gjitha këto bashki drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.
Ndërkohë kujtojmë se në 4 bashki të vendit, kryetarët e propozuar nga partia Socialiste dolën me probleme lidhur me dekriminalizimin pasi kishin qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.