Gjykata lë në burg minorenët që plagosën me thikë 14-vjeçarin në Korçë

0

Ditën e sotme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë për dy të arrestuarit minorenë për plagosjen e 14 vjeçarit pak ditë më parë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg”, masë e cila është pranuar nga gjykata duke i lënë në burg dy minorenët me iniciale A.E. dhe Dh.F.

Seanca u mbajt ditën e sotme rreth orës 13:30 dhe ka përfunduar vetëm pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit, ku 14 vjeçari u godit me dru në kokë dhe u transportua në Tiranë në gjendje të rëndë.

Aktualisht ai ka dalë nga intubimi dhe gjendja e tij duket më e përmirësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu