Gjykata rrëzon kërkesën e ish ministrit Lefter Koka

0

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili pati kërkuar një masë më të butë sigurie duke shtuar se nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë.

Në vendimin e dhënë, gjykata ka përpiluar se ish ministri i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit, të pastrimit të parave dhe shfrytëzimit të postit publik, do qëndrojë në burg të paktën deri në përfundimin e plotë të hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij.

Kujtojmë se ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhe e cila së pari dorëzoi në SPAK dosje ku sipas saj Koka ishte përfshirë nëveprimtari që shkelnin ligjin. Ndërsa më pas me urdhër të SPAK, u ekzekutua dhe arrestimi i Lefter Kokës i cili prej datës 14 dhjetor po qëndron në qelitë e paraburgimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu