Gjykata rrëzon kërkesën e ish ministrit Lefter Koka

0

Ditën e sotme, Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka i cili pati kërkuar një masë më të butë sigurie duke shtuar se nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë.

Në vendimin e dhënë, gjykata ka përpiluar se ish ministri i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit, të pastrimit të parave dhe shfrytëzimit të postit publik, do qëndrojë në burg të paktën deri në përfundimin e plotë të hetimeve që janë ndërmarrë ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu