Gjykata “rrëzon” prokurorinë: Të hetohet dosja e grabitjes së prindërve të Elton Çiços

0

 

Gjykata e Gjirokastrës, ka vendosur të kthejë për plotësim hetimesh çështjen penale që flet për grabitjen e dy të moshuarve, Naim e Antonela Çiço, prindër të Elton Çiços vrarë në 1 Maj 2016 në mjediset e bar “De Niro”, në Gjirokastër.

Disa nga anëtarët e këtij grupi i përbërë nga Robert Rama, Ervis Imeri, Sokol dhe Arben Jella, janë identifikuar dhe dënuar.

Ndërsa në 8 qershor 2015 në Durrës, Robert Rama, u ekzekutua në shenjë hakmarrje nga Elton Çiço në qytetin e Durrësit.

Seriali i hakmarrjes vijoi deri në muajin Maj 2016, kur në Tiranë, Jani Alia ekzekuton Elton Çiços. Por teksa anëtarët e dy grupimeve kriminale vijonin atentatet mes tyre, prokuroria e Gjirokastrës vijonte hetimet, pasi disa gjurmë gishti që ishin fiksuar në banesën e grabitur dhe në automjetin tip “Audi” me targa italiane, nuk ishin identifikuar plotësisht.

Mos identifikimi i këtyre gjurmëve e bënte hetimin të vështirë dhe jo të plotë. Për tre vite me radhë një pjesë e dosjes ka qëndruar e pezulluar, deri sa në tetor 2018, çështja e grabitjes së prindërve të Elton Çiços është rihapur sërish.

Kjo pasi dy gjurmë gishti të mara në vendngjarjen e përplasjes me armë, në lokal “Monopol” në ish-bllok, rezultuan se përkonin të ishin të viktimës Fabian Gaxha dhe Erigers Mihasit.

Të dy këta personazhe, ku njëri ishte gjallë dhe tjetri i vdekur u dyshuan se kishin lidhje me grupin e grabitësve, për aq kohë sa gjurmët e gishtit të tyre dolën në makinën tip “Audi” të përdorur në grabitje.

Hetimi për Fabian Gaxhën nuk mund të vijonte pasi ai kishte ndërruar jetë.

Ndërsa ndaj Erigers Mihasit, u lëshua nga prokuroria një urdhër-arresti, duke bërë që policia ta ndalojë atë në banesën e tij në Yrshek të Tiranës.

Gjashtë muaj pas arrestimit, Mihasi është liruar sërish me kërkesë të prokurorit, Emëror Kasaj, i cili kërkoi në gjykatë zëvendësimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Mihasi vijoi të hetohej në gjendje të lirë, ndërkohë gjatë kësaj kohe prokuroria shtriu verifikimet e saj në shumë persona, duke identifikuar personat që kishin shitur numrat, me të cilët komunikonin në grup autorët e krimit.

Këta persona ishin të komunitetit Rom, që blinin numrat në emër të tyre dhe më pas i shisnin me 500 lekë të reja në tregun e zi.

Në pamundësi për të zbuluar autorët e tjerë, prokuroria e Gjirokastrës pak kohë më parë, i ka kërkuar gjykatës së qytetit, pushimin e dosjen penale që flet për grabitjen e dy prindërve të Elton Çiçës.

Por pas analizimit të çështje nga gjykata, pak ditë më parë trupi gjykues ka vendosur të kthejë çështjen penale sërish për rihetim, duke i konsideruar veprimet e prokurorisë pjesërisht të paplotësuara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu