Dalin detaje të reja nga protesta e ish-të përndjekurve , në gjëndje të rëndë një nga grevistët (EMRI)

0

 

Një nga grevistët e protestës së ish-të përndjekurve politike, Agim Kollçaku është në gjendje të rëndë.

Protesta e ish-të përndjekurve politikë ka nisur në datë 12 prill, ndërkohë mësohet se Kollçaku vuan dhe nga sëmundja e veshkave dhe më parë është operuar për një bllokim të tyre.

Pas 30 vitesh nga mbyllja e tij, ish-burgu famëkeq i Qaf-Barit ku kanë qenë të mbyllur më shumë se 300 të burgosur politik nga regjimi komunist i kohës është rikthyer në qendër të vemendjes. Gjashtë ish të burgosur politik që kanë vuajtur në këtë kamp pune janë ngujuar në rrënojat e e tij duke zhvilluar një grevë urie për të drejtat që sipas tyre u janë mohuar.

Këta të 6-ish të burgosur politik grevën e urisë e kan nisur para një jave në Tiranë por policia e shtetit i nxori me forcë nga godina ku ishin ngujuar. Ata mënjëherë vendosën dhe pa humbur kohë udhëtuan drejt vendit ku para 30 vitesh ishin të kyçur pas hekurave për motive politike në Qaf-Bari dhe aty prej 5 ditësh po e vijojnë grevën e tyre dhe jan të vrndosur që ta çojnë deri në fund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu