Gjykata Themelore anulon vendimin për t’u paguar energjinë 4 komunave veriore

0

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar energjinë  katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

Pas ankesës së Avokatit të Popullit, Gjykata e ka vlerësuar të kundërligjshëm vendimin e ZRRE-së.

Ajo e ka detyruar KEDS-in që t’i kthejë mbi 40 milionë euro për t’ua kompensuar dëmin atyre që janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në veri të Kosovës.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i ZRRE-së dhe detyrohet që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06.02.2012 e deri më 20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu