Gjykata u dha lirinë, foto nga kafazi i qelqtë: Të miturit e opozitës pozojnë të qeshur dhe me dy gishtat lart

0

Togat e zeza të kryeqytetit kanë vendosur të lirojnë nga qelia shtatë të miturit që u arrestuan nga Policia e Tiranës, menjëherë pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike tre ditë më parë, të akuzuar për akte dhune.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një fotografi të tyre nga kafazi i qelqtë, kur të rinjtë shihen të gjithë të qeshur dhe me dy gishtat lart, një simbol i Partisë Demokratike.

“Kjo është fotoja e rinisë që nuk dorëzohet. Ata buzëqeshin dhe sfidojnë autokratin edhe pse të izoluar dhe në pritje të vendimit. Policia e Kryeministrit më të korruptuar në Europë i mori zvarrë më 10 shkurt, por nuk ja preku dot guximin, krenarinë.

Do jemi bashkë me këta të rinj të paepur e me mijëra qytetarë, burra e gra, motra e vëllezër më 20 shkurt, sërish para zyrës së krimit e korrupsionit. Me energji, me pasion me dashuri për Shqipërinë”, shkruan deputeti Belind Këlliçi.

Shtatë protestuesit e ndaluar dhe që sot kanë fituar lirinë janë: Rei Bogdani, Sindrit Peka, Joel Korbi, Kreshnik Kastrati, Zeni Guraj, Daniel Zekaj dhe Oresti Halilaj.