Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masat e arrestit ndaj zyrtarëve të burgut të Peqinit për shkak të vrasjes së ndodhur brenda këtij burgu pak ditë më parë.
I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau një të dënuar tjetër me armë zjarri brenda në burg.
Për 11 zyrtarë u mbajt masa e “Arrestit në burg”, ndërsa për 1 punonjës policie të burgut u ndryshua masa me “Detyrim paraqitje”.
Në burg do të mbahet edhe drejtori i këtij burgu Kamber Hoxha.
Sokol Mjacaj i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015, dyshohet se është paguar për të eleminuar Arben Lleshin.
Ky i fundit ishte në qelinë e tij, kur Mjacaj u afrua dhe e qëlloi nga jashtë qelisë me armën që e kishte siguruar nga jashtë ambjenteve të burgut.
Për mediat foli avokati Eduart Bici i cili dha njoftimin e lënies në fuqi të masave ndaj zyrtarëve të burgut.