Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi mund të ketë rënë nga shkallët dhe nuk është mbytur

0

Gjyshi i 3-vjeçarit i cili humbi jetën në mënyrë ende të paqartë në ambientet e kopshtit ku ai shkonte në qytetin e Fierit, u shpreh se kanë dyshime se nipi mund të jetë rrëzuar nga shkallët.

Duke folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Fierit, ku së bashku me të afërmit e tjerë kishin dalë për të kërkuar drejtësi për nipin e vogël, gjyshi u shpreh se nuk e besojnë variantin e dhënë nga pronarët e kopshtit dhe as nga grupi hetimor deri më tani, ndërsa ka kërkuar hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Kemi dyshimet tona se djali është rrëzuar nga shkallët. Nuk mund të jetë mbytur në një lartësi aq të ulët. Nuk e besojmë versionin e thënë, ndaj kërkojmë thellim të hetimeve dhe zbardhje të ngjarjes. Duam të dimë me saktësi se çfarë ka ndodhur me nipin tim.”, u shpreh gjyshi i 3-vjeçarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu