Rama: Ça mandati të katër duan këta kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ata që janë para drejtësisë kanë qenë pjesë patjetër qeverisë tonë, por në mandate e mëpasshme. Por edhe sikur gjysma të ishin është kjo një arsye që ne të ulim kokën, apo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë krenar para të gjithë shqiptarëve që na dhanë besimin. Iu thamë na besoni që të keni një drejtësi që godet majtas dhe djathtas.
Unë do isha kokë ulur nëse do kishim një drejtësi që do godiste kundërshtarët dhe nuk do hynte në oborrin e shtëpisë tonë, apo brenda shtëpisë tonë për të bërë detyrën dhe punën e saj e pa trazuar dhe e pashantazhuar apo luftuar sic ndodhte jo shumë vite më parë, kur nga dritaret e kryeministrisë vriteshin protestues të pafajshëm dhe kryeministri ndalonte drejtësinë që të thërriste tre policë për ti marrë në pyetje dhe dilte i klithte prokurores së përgjithshme “lavire bulevardi”. Shqipëria sot është një hap larg derës së BE. Shqipëria sot nuk është ajo që ishte, por është nje vend që po mbyll ciklin historik të shtet bërjes demokratike.