Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Bulqizë, pranga tre të rinjve

0

Goditet grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza në Bulqizë. Sekuestrohen drogë, armë, mallra kontrabandë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në pranga kanë përfundur tre të rinj ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “Field”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R., 22 vjeç, F. S., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll 2 automjete me të cilat udhëtonin shtetasit e lartpërmendur. Në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. S. është gjetur i fshehur një shkop gome si i Policisë, ndërsa pasagjerit në këtë mjet, shtetasit E. A., i janë gjetur të fshehura në trup doza me lënde narkotike canabis sativa.

Në vijim të operacionit është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. R., ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 150 gramë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në doza, 1 bimë e dyshuar narkotike e kultivuar në tokë dhe 170 kg duhan i ndarë në pako, i dyshuar i kontrabanduar. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. S. është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë model 56”, njofton policia.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas funksiononin si grup kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zonën e Fushë-Bulqizës dhe në qytetin e Bulqizës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu