Goditet grupi kriminal në Divjakë/ Tre në pranga të Policisë, 10 të shoqëruar

0

DIVJAKË- Goditet një grup kriminal, i  cili merrej me shitjen e dozave të lokainës, në Divjakë.

Policia thekson se tre perona janë arrestuar, mes tyre 2 vëllezër bashkëorganizatorë të grupit dhe 1 pjesëtar i grupit.

Po ashtu janë shoqëruar mbi dyshime për pjesëmarrje në këtë grup, 10 shtetas të tjerë.

Sakaq, janë sekuestruar dhjetëra doza kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të 10 shtetasve të shoqëruar, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë pjesëtarët e grupit.